Mijëra banore të Korçës, por edhe të ardhur nga qytete të tjera si dhe nga Greqia e Maqedonia, morën pjesë në protestën në mbrojtje të Skënderbeut. Protesta zhvillohet pas kërkesës së inspektorëve te UEFA për dënimin e ekipit korçar. Në tubimin që zgjati më shumë se një orë ishin të pranishëm figurat më të njohura të sportit korçar, intelektualë e sportistë të cilët i kërkuan organizmit më të lartë të futbollit europian të mos dënojë Skënderbeun. Përmes një peticioni të pranishmit iu drejtuan UEFA-s duke kërkuar rishikimin e kërkesës se inspektorëve. Klubi korçar rrezikon te mbetet jashtë kompeticioneve ndërkombëtare per nje dekade.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re