Skip to content

Korçë, qëllohet me armë zjarri drejt një makine

korceeee

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine në Korçë.

 

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e të dielës në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.

 

Sipas informacioneve, makina është në pronësi të shtetasit me iniciale A.A. ndërsa në momentin e ngjarjes ajo ishte e parkuar.

 

Ende nuk dihen detajet e ngjarjes.