Rritet me 7 leke për metër kub çmimi i ujit te pijshëm për konsumatorët familjare dhe institucionet publike,  ndërsa per bizneset private nuk ndryshon.
 
Shtrenjtimi  me 10 përqind është vendosur ne mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku LSI ka bashkuar votat me PS.  Rritje do te kenë edhe tarifat e largimit te ujerave të përdorura me 8 leke për familjaret, institucionet publike dhe bizneset.
 
Ndryshimi do te përfshije edhe njësite administrative, ujësjellësi i te cilave menaxhohet nga shoqëria aksionare ujësjellës kanalizime Korçe.
 
Propozimi për planin e ri tarifor i është bere këshillit bashkiak nga ujësjellësi, pasi ndërmarrja duhet te shlyeje kreditë e marra. Drejtoresha tregtare Elia Pendavinji, tha se kompania po përballet me vështirësi financiare.
 
Ndryshimi i tarifave nuk është mirëpritur nga këshilltarët e djathte, te cilët nuk e kane votuar propozimin.
 
Ndërsa kryetari i bashkisë Sotiraq Filo u shpreh se investimet ne rrjet janë votuar nga këshilli dhe se rritja e tarifave është parashikuar qe ne kohen kur u be ujësjellësi i ri i Korçës.
 
 
Çmimet e reja do te duhet te miratohen nga Enti Rregullator i Ujit për miratim përpara se të vihen në zbatim.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re