Në krahasim me vitin që kaloi vihet re një rritje  e numrit të kërkesave për divorc në rrethin e Korçës. Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, më shumë se 170 kërkesa për zgjidhje martese janë depozituar në gjykatën e rrethit gjyqësor të Korçës.

Sipas kancelarit Esmerald Xhafa, krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar, s’ka një rritje prej rreth 10 % . Ai jep edhe disa nga shkaqet që çojnë çiftet drejt divorcit, ku ndër kryesoret janë gjendja e vështirë ekonomike dhe faktorë sociale

Janë kryesisht moshat 30-50 vjeç ata që kërkojnë të divorcohen, dhe që kanë një bashkejetesë prej më shumë se 5 vitesh martesë. Nuk mungojnë raste kur çiftet kanë qenë 60 vjeçare me martesë më shumë se 30 vite dhe që kanë depozituar kërkesë për tu ndarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re