Një tjetër person është shoqëruar si autor i dyshuar i grabitjes së kambistit në Korçë.
“News 24” raporton se tashmë personi është shoqëruar pikërisht për këtë ngjarje.
Nga ana tjetër një prej autorëve u ndalua në flagrancë pasi u përplas fizikisht me kambistin Shefqet Muço.
Dy autorët e tjerë u larguan me automjet bashkë me sasinë e parave që vodhën, dhe një prej këtyre dyshohet se tashmë është shoqëruar.