Një banesë në katin e dy të një pallati është përfshirë nga zjarri sot në Korçë. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.5, në një pallat pesë katësh.

Zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në këtë banesë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia dhe forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re