Fillojnë të dalin të dhënat e para në lidhje me tërmetin që goditi këtë të mërkurë në orën 16:21 Rajonin juglindor, kryesisht Korcën dhe periferinë.

 

Mësohet se rreth 12 shtëpi në Qafëzez, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti i 1 qershorit ,kanë pësuar sërish dëme.

 

Informacionin e kanë përcjelle vetë banorët e fshatit Qafëzez për gazetarin e Vizion Plus në Korcë, Tonin Frroku.

 

Banesat e dëmtuara nga tërmeti I datës 1 qershor në Floq dhe Qafëzez janë në proces rikonstruksioni ndonëse jo në të gjitha ka nisur puna.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re