Një apartament në Korçë ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.9 të qytetit juglindor.

‘BalkanWeb’ raporton se autorët e vjedhjes kanë pikasur faktin se në banesë nuk ka pasur njeri, ndërsa kanë marrë prej aty disa sende me vlerë.

Kur familjarët kanë shkuar në banesën e tyre, kanë parë se dikush kishte hyrë brenda forcërisht, ndërsa kanë sinjalizuar policinë.

Ata deklaruan para oficerëve të policisë së grabitësit kanë marrë tre ora dhe dy unaza. Aktualisht policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re