Shpesh Korea e Veriut me atë të jugut kanë qenë në qendër të vëmendjes botërore për shkak të marrëdhënieve të tyre që nuk kanë qenë asnjëherë të qeta pavarësisht se ka pasur periudha ku palët kanë treguar se duan ‘paqe’ mes tyre.

Së fundmi marrëdhëniet mes tyre janë mjaft të acaruara kjo p[ër shkakun se Korea e Jugut ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri, në të cilat është stampuar gruaja e liderit suprem Kim Jong-un, e veshur në mënyrë mjaft provokative.

Dyshohet se pikërisht ky veprim bëri që Korea e Veriut të hidhte në erë një zyrë ndërlidhëse dhe të ushtronte presion me anë të forcave ushtarake në kufi.

Gjithashtu thuhet se fletëpalosjet janë pjesë e një propagande të iniciuar nga Korea e Jugut dhe sipas ambasadorit rus në Penian, Matsegora, kjo sjellje e Koresë së Jugut është mjaft fyese dhe denigruese në dëm të familjes Jong-un.

“Fletëpalosjet kishin një lloj të veçantë të propagandës së ndyrë, fyese që synonte të denigronte figurën e bashkëshortes së Kim”, u shpreh Matsegora për agjencinë e lajmeve ruse TASS.

Nga ana e saj Korea e Veriut po kalon një moment mjaft e vështirë, që lidhet dhe me lajmet se udhëheqësi i saj Kim Jong-un është sëmurë rëndë dhe mund të heqë dorë përfundimisht nga drejtimi i shtetit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re