Ministri për Bashkim i Koresë së Jugut, Cho Myoung-gyon tha se dëshirojnë që të kenë takime pa parakushte me Korenë e Veriut.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, ministri Cho ka thënë se në qoftë se do të zhvillojnë takime me Korenë e Veriut, dëshirojnë që t’i diskutojnë në mënyrë të hapur dhe pa parakushte çështjet me interes për të dyja palët.
Cho theksoi se në këtë mënyrë dëshirojnë që t’i riparojnë marrëdhëniet e dëmtuara mes dy palëve dhe të ndihmojnë më shumë në zgjidhjen e problemit bërthamor të Koresë së Veriut.
Ai shprehu shpresën se qeveria e Phenianit do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang, të cilat do të mbahen në muajin shkurt në Korenë e Jugut, Cho tha se edhe kërkesa për fillim të negociatave nga qeveria e Kim Jong-un do të ishte një qëndrim i mirë, shkruan aa.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në një deklaratë më 13 dhjetor deklaroi se janë të gatshëm të takohen me Korenë e Veriut “pa parakushte”. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re