Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë kritikuar Donald Trump për fyerjen e  Kim Jong-un, duke thënë se presidenti amerikan e meritonte dënimin me vdekje dhe duke e quajtur atë një frikacak për anulimin e një vizite në kufirin midis dy Koreve.
Gazeta e partisë në pushtet shfryu zemërimin e saj ndaj vizitës së Trump në Korenë e Jugut javën e shkuar, gjatë së cilës ai denoncoi “diktaturën mizore” të Veriut në një fjalim në parlamentin e Seulit.
“Krimi më i keq për të cilin ai kurrë nuk mund të falet është se ai guxoi të dëmtonte dinjitetin e udhëheqësit suprem, Kim Jong-un”, tha redaksia- Ai duhet ta dijë se ai është vetëm një kriminel i shëmtuarm  i dënuar me vdekje nga populli korean”, shtoi ajo.
Që kur u bë president, Trump është angazhuar në një luftë përshkallëzimi me Kim Jong-un, duke shkëmbyer fyerje personale dhe kërcënime për sulme ushtarake.
Gjatë vizitës, Presidenti amerikan përdori Tëitter-in për të deklaruar se ai nuk do ta quante kurrë udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un “të shkurtër dhe të shëndoshë”, pak pasi ministria e jashtme koreno-veriore e quajti Trump “plak”.
Koreja e Veriut kundërshtoi udhëtimin e zotit Trump në Azi, duke e quajtur atë një “vizitë luftëtarësh” dhe e përshkroi përsëri presidentin si një “njeri të plakur”.
Trump u përgjigj në mënyrë pasive, duke sugjeruar se ai kurrë nuk do ta quante zotin Kim “të shkurtër dhe të shëndoshë, shkruan aa.
“Unë po përpiqem shumë që të jem shoku i tij dhe ndoshta kjo do të ndodhë një ditë!”, shkruaji Trump.
Ndërsa presidenti shkruante në mediat sociale, anijet dhe tre avionë amerikanë po merrnin pjesë në një stërvitje ushtarake pranë Koresë së Veriut, në një shfaqje forcë që synonte të paralajmëronte Kim Jong-un. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re