Nuk kanë fund çuditë nga Koreja e Veriut, ku regjimi i Kim Jong-un raportohet se është i gatshëm të transmetojë ndeshjet e Premier League në televizionin shtetëror, por vetëm nëse respektohen 5 rregulla strikte të vendosura personalisht nga udhëheqësi suprem.

Autoritetet koreano-veriore kanë rënë dakord në parim që kampionati anglez të shfaqet në ekranet lokale, me kusht që pamjet të jenë të kontrolluara dhe të modifikuara thellësisht nga mekanizmat e propagandës së shtetit.

Regjimi beson se transmetimi i ndeshjeve mund të rrisë interesin e publikut për sportin, por produkti që shikuesit do të marrin do të jetë shumë larg versionit origjinal. Ndeshjet do t’i nënshtrohen një procesi të gjerë montazhi para se të lejohen për publikim.

Brenda vendit, ky hap po paraqitet si një “fitore kulturore”, edhe pse tifozët vendas do të shohin një variant të ndryshuar dhe të censuruar të futbollit anglez.

5 kushtet e Kim Jong-un-it

  • Ndeshjet nuk do të transmetohen drejtpërdrejt, por vetëm pasi të jenë montuar.
  • Çdo ndeshje do të shkurtohet në 60 minuta, në vend të kohëzgjatjes normale prej 90 minutash.
  • Të gjitha tekstet në gjuhën angleze në stadium do të mbulohen me grafika të Koresë së Veriut.
  • Pamjet ku shfaqen lojtarë nga Koreja e Jugut do të hiqen, duke përfshirë Kim Ji-soo (Brentford) dhe Hwang Hee-chan (Wolves).
  • Çdo skenë ku shfaqen simbole LGBTQ+ do të filtrohet dhe do të nxirret nga transmetimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re