Koreja e Jugut po përgatit një plan të madh për të eliminuar fizikisht liderin e Koresë së veriut Kim Jong-un, nëse ky i fundit fillon luftën.
 “Daily Mail” raporton se koreano jugorët, kanë përgatitur forcat elitë për ti futur në Korenë e veriut dhe nëse Jong-un do të shpallë luftën ndaj  aleatëve, atëherë ai do të eleminohet fizikisht.
Gjatë ditëve të fundit situata mes Koresë së Veriut, SHBA-ve Japonisë dhe Koresë së Jugut duket mjaft e tensionuar, dhe një Luftë e madhe është gati në shpërthim.Kreu koreanoverior, Kim Jong Un ka urdhëruar prodhimin e më shumë motorëve dhe mbushje për raketa balistike ndërkontinentale (ICBM).
Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka paralajmëruar se Koreja e Veriut është në prag të mundësisë për të goditur SHBA me një raketë bërthamore.
Ai theksoi se Uashingtoni preferonte ende diplomacinë dhe sanksionet, por tha se ndërhyrja ushtarake mbetej gjithashtu një opsion.
Koreja e Veriut pretendon se tashmë ka aftësinë për të goditur territoret amerikane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re