Koreja e Jugut nisi një stërvitje dy-ditore në ishujt Dokdo në Detit të Lindjes, e cila simulon mbrojtjen e këtyre ishujve nga Japonia, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes në Seul.

Por ndërkohë ka reaguar Tokio zyrtare, pasi Japonia ka shpallur sovranitetin mbi këto ishuj. Ajo i ka quajtur si “të papranueshme” këto manovra ushtarake.

Stërvitjet dy-ditore do të përfshijnë një shkatërrues me peshë 3,200 ton dhe pesë anije luftarake, si dhe shtatë transportues avionësh dhe njësi mbrojtëse nga kontinenti.

Ishujt Dokdo i përkisnin Koresë për një kohë të gjatë, megjithatë, Japonia shpalli sovranitetin mbi ta, duke iu referuar periudhës perandorake.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re