Koreja e Jugut do të ndalojë përdorimin e llogarive bankare anonime për tregtimin e monedhave kriptografike duke filluar nga 30 Janari thanë autoritetet vendase.
Kjo masë vjen në një kohë kur Seuli po përpiqet të largojë maninë e Koreano-Jugorëve me monedhat kriptografike.
Të gjithë që nga studentët, tek punonjësit shtetëror kanë nxituar drejt bursave për të blerë bitcoin pavarësisht paralajmërimeve të shumta që vinë.
Çmimi i bitcoin në Korenë e Jugut vijoi me rënie ditën e sotme duke prekur vlerën e 12,699 dollarëve sipas Bithumb.
Javën e kaluar bitcoin ra me 20% në bursën e Bitstamp në Luksemburg nga presioni në rritje.
Ligjvënësit në vend të ndryshme të botës po kërkojnë rregullimin e tregut. Autoritetet Koreane thanë se mund të mbyllnin të gjitha bursat lokale të monedhave kriptografike.
Nga 30 Janari tregtarët nuk mund të blejnë monedha kriptografike nëse emri i tyre në portofolin e bursës nuk është i njëjtë me emrin e llogarisë bankare.
Për të realizuar blerje, tregtarët duhet të identifikohen me emrat e vërtetë. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re