Ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut, Choe Son-hui ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres se është “kukull e SHBA-së” për shkak se ka marrë pjesë në dënimin e bërë nën kryesimin e SHBA-së pasi vendi i tij lëshoi më 18 nëntor raketën balistike ndërkontinentale (ICBM).

Ministrja Son-hui në një deklaratë me shkrim në median shtetërore tha se “Në përgjithësi, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, e mendoj si një anëtar të Shtëpisë së Bardhë ose të Departamentit amerikan të Shtetit”.

“Shpreh keqardhje të madhe që Guterres është i pavetëdijshëm për misionin e tij që mbron paanshmërinë dhe barazinë në çdo çështje të qëllimit dhe parimeve të Kartës së OKB-së”, tha ajo e cila akuzoi Guterres-in se është “kukull e SHBA-së”.

Son-hui pretendon se Guterres ka injoruar faktin që SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë çuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, lëshimin e ICBM nga Koreja e Veriut.

– Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet sot pas kërkesës nga Japonia

Pas kritikave të ardhura nga SHBA-ja dhe vendeve të tjera lidhur me lëshimin e ICBM më 18 nëntor nga Koreja e Veriut, Guterres i bëri thirrje Koresë së Veriut që “të distancohet nga provokimet dhe të rikthehet në diplomacinë serioze dhe të vazhdueshme”.

Ministrat e Jashtëm të vendeve G7, më 20 nëntor publikuan një deklaratë të përbashkët i cili bën thirrje që të ndërmerren hapa të fuqishëm nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së si reagim ndaj lëshimit të raketës nga Koreja e Veriut.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, pas kërkesës së Japonisë do të mblidhet sot lidhur me lëshimin e ICBM nga Koreja e Veriut, por nuk është e qartë nëse do të zbatohen apo jo sanksione të reja ekonomike ndaj Koresë së Veriut, për shkak se Kina dhe Rusia dy anëtaret që kanë të drejtën e vetos në Këshill kundërshtuan në fillim të këtij viti, veprimet e SHBA-së dhe aleatëve të saj për të ashpërsuar sanksionet ndaj Koresë së Veriut për shkak të testimeve raketore balistike të ndaluara.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re