Koreja e Veriut tha të dielën se nuk do të fillojë bisedimet për denuklearizimin derisa SHBA të baktisë “politikat armiqësore” kundër vendit, raporton Reuters.

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, e transmetuar nga agjensia KCNA, rezoluta e miratuar së fundmi e SHBA për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut është një “provokim politik”.

Më parë, Koreja e Veriut e ka vlerësuar kritikën e SHBA ndaj vendit si “armiqësore”.

Koreja e Veriut njoftoi të enjten se SHBA ka propozuar rifillimin e bisedimeve bërthamore në dhjetor, pasi ata i afrohen afatit të caktuar nga Kim Jong-un për administratën e presidentit Trump, për të ofruar një marrëveshje të pranueshme në funksiopn të shpëtimit të bisedimeve.

Negociatori i Koresë së Veriut, Kim Myong-gil tha se Koreja e Veriut nuk ka interes të flasë nëse ata janë të përqëndruar në blerjen e kohës pa diskutuar zgjidhje.

Kim Myong-gil thotë  gjithashtu se Koreja e Veriut nuk është e gatshme të pajtohet për çështje me rëndësi dytësore, të tilla si ofertat e mundshme të SHBA për të deklaruar zyrtarisht fundin e Luftës Koreane (1950-1953).

“Nëse një zgjidhje e negociuar për këtë çështje është e mundur, ne jemi të gatshëm të takohemi me SHBA kudo, në çdo kohë”, tha Kim Myong-gil, i cili i kërkoi Uashingtonit të paraqiste një zgjidhje themelore për të braktisur “politikën e saj armiqësore” ndaj Koresë së Veriut.

Bisedimet bërthamore midis Kim Jong-un dhe Trump në Vietnam, u rrëzuan pasi SHBA refuzuan kërkesat e Koresë së Veriut për të lehtësuar sanksionet në këmbim të pezullimit të pjesshëm të aktiviteteve bërthamore.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re