Koreja e Veriut është gati për një test të ri bërthamor, deklaroi një zyrtar i zyrës presidenciale në Seul, sipas Yonhap.

Nëse ky testim do të realizohej, do të ishte i shtati në vend dhe i pari që nga viti 2017, kur udhëheqësi Kim Jong-un shpalli një moratorium vullnetar për testimin atomik dhe raketor.

”Përpara testimit bërthamor, Pheniani mund të lëshojë më shumë raketa balistike”, shtoi zyrtari.

Qeveria ka planifikuar të hartojë plane veprimi të detajuara për Korenë e Veriut dhe çështje të tjera rajonale dhe globale në funksion të samitit të ardhshëm mes presidentit Yoon Suk-yeol dhe presidentit të SHBA-së Joe Biden, i planifikuar më 20-24 maj, gjatë vizitës së tij të parë në Azi, respektivisht në Seul dhe Tokio.

Puna për riaktivizimin e testit bërthamor në Korenë e Veriut ka nisur prej disa kohësh.

Bazuar në imazhet satelitore, është zbuluar se i gjithë materiali që rezulton nga gërmimet ishte i shpërndarë në rrugët e afërta të hyrjes duke e bërë më të vështirë vlerësimin e sasisë së materialit të hequr dhe progresit të bërë.

Më në fund, aktiviteti i automjeteve vazhdon të vëzhgohet si në zonën e tunelit të provës ashtu edhe në Qendrën e Komandës duke sugjeruar se vendi po përgatitet për testimet e ardhshme bërthamore.
Burimi: ATSH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re