Një grup mbikëqyrës për mospërhapjen e armëve bërthamore po përdor një rrjet botëror stacionesh monitorimi për të vërtetuar shpërthime të mundshme bërthamore, përfshirë atë të muajit të kaluar nga Koreja e Veriut.
Më 3 shtator, Korea e Veriut njoftoi triumfalisht provën e saj më të madhe bërthamore të kryer deri më sot. Vërtetimi i këtij njoftimi u përket ekspertëve nga Organizata e Taktatit për Ndalimin e Provave Gjithpërfshirëse Bërthamore, shkurtimisht CTBTO.
Organizata me qendër në Vjenë, ka më shumë se 289 stacione monitorimi në mbarë botën dhe planifikon edhe qendra të tjera. Sensorë sizmikë, hidroakustikë dhe të zërit janë në gatishmëri të përhershme për të zbuluar shenjën më të dobët të një shpërthimi bërthamor, qoftë nën tokë, në ujë apo në ajër. Detektorë si ky marrin mostra të rrymave ajrore për të zbuluar copëza të vogla bërthamore.
Romano Plenteda është me Organizatën e Taktatit për Ndalimin e Provave Gjithpërfshirëse Bërthamore.“Grimcat në ajër merren si mostra nga filtra të posaçme. Filtrat mbushen dhe aktivizojnë detektorët. Grimcat që kanë natyrë radioaktive dhe gjurmët e radiacionit mblidhen pastaj në të dhëna që dërgohen për shqyrtim tek Infrastruktura Globale e Komunikimit, GCI.”
Analistët kërkojnë për shenja radioaktiviteti në ajër, zakonisht në formën e gazit radioaktiv ksenon. Franziska Klingberg është specialiste me Organizatën e Taktatit për Ndalimin e Provave Gjithpërfshirëse Bërthamore.
“Këtu mund të shohim një spektër tipik për zbulimin e gazit ksenon si rezultat i një shpërthimi bërthamor. Pjesa e ndërlikuar është dallimi mes çlirimit nga një shpërthim bërthamor ose përshembull prodhimi i izotopeve mjekësore.”
Kjo nuk është e vetmja sfidë. Për një test bërthamor në thellësi të tokës, siç mendohet rasti i Koresë së Veriut, zbulimi mund të vonohet deri sa gazet bërthamore të shpërndahen më shumë.
“Për shpërthimet e nëndheshme nevojiten të çarat e tokës dhe mejdisi përreth që lejon rrjedhjen e gazit përmes të çarave dhe përhapjen etij përmes rrymave ajrore”, thotë Lassina Zerbo, sekretar i përgjithshëm i organizatës.Shkencëtarët me Organizatën e Taktatit për Ndalimin e Provave Gjithpërfshirëse Bërthamore, ende nuk kanë zbuluar grimca bërthamore në ajër pas njoftimit nga Korea Veriut

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re