Situata vijon e rëndë në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së. Së fundi vendi komunist ka kërcënuar Japoninë me shkatërrim nuklear teksa ka kritikuar ashpër kryeministrin japonez Shinzo Abe për presion të lartë ndaj Penianit, bëhet e ditur përmes agjencisë shtetërore të Koresë së Veriut.
Por SHBA, duke patur parasysh këtë fakt ka përjashtuar çdo mundësi për bisedime me Korenë e Veriut sa i përket programit të armëve bërthamore.
“Tashmë nuk është koha për të biseduar”, është shprehur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ndërsa ka përforcuar më tej mendimin e presidentit Donald Trump se Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, po humbet kohën duke u përpjekur të negociojë me Kim Jongun.
“Ruaji energjitë, do të bëjmë atë që duhet bërë”, i tha Trump, Sekretarit Amerikan të Shtetit.
Peniani akuzon Aben se po përdor për qëllime politike teorinë e krizës në gadishullin Korean. Kriza mes SHBA dhe Koresë arriti kulmin pas raketave të lëshuara nga Kim Jong Un që fluturuan mbi territorin e Japonisë.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re