Koreja e Veriut ka thënë se mund të tërhiqet nga takimi me Presidentin amerikan Donald Trump nëse SHBA insiston që ajo të heqë dorë nga armët bërthamore, njofton sot BBC.

Takimi i parashikuar ndërmjet z. Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un është caktuar për në datën 12 qershor. Por në një deklaratë plot zemërim, Zv.ministri i Jashtëm koreanoverior akuzoi SHBA-në se po bën deklarata të pamatura që fshehin synime të këqia.

Ai tregoi me gisht, Këshilltarin Amerikan të Sigurisë Kombëtare, John Bolton.  “Ne nuk e fshehim ndjenjën tonë të neverisë ndaj tij,” tha Kim Kye-gwan.

Marrëveshja bazë që z. Kim dhe z. Trump të takoheshin erdhi pasi Koreja e Veriut tha se ishte e angazhuar për çarmatimin bërthamor të gadishullit korean. Se çfarë ekzaktësisht do ta mund ta detyrojë ka mbetur e paqartë, por Koreja e Veriut ka ftuar mediat e huaja dëshmitare sesi do të çmontohet vendi i testeve bërthamore.

Bolton kohët e fundit tha se Koreja e Veriut mund të të ndiqte një “model të Libisë” për një çarmatim të verifikueshëm, mirëpo Pyongyang ka thënë në të kaluarën që Libia mund t’i kishte shpërtuar ndërhyrjes ushtarake perëndimore në 2011-ën po qe se do ta mbante, programin e saj bërthamor.

Laura Bicker e BBC në Seul tha se Koreja e Veriut – e cila kishte thënë që arsenali i saj bërthamor është thelbësor për mbijetesën e saj si shtet – tani po i bën kërkesat e saj, të qarta.s.n.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re