Koreja e Veriut ka deklaruar se do të lërë të lirë një anije peshkimi nga Korenë e Jugut, të cilën e kapi gjashtë ditë më parë duke lundruar “ilegalisht” në ujërat e saj.
Anija dhe ekuipazhi i saj do të lëshohen “në kufirin ushtarak në Detin Lindor”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.
Vendimi u mor pasi ekipi kërkoi falje për “veprën penale.
Kjio ngjarje vjen mes tensionit të papaara në rajon, ndërkohë që të dyja palëtjanë duket mbajtur një seri ushtrimesh ushtarake.
Koreja e Veriut tha se lirimi i anijes së peshkimit erdhi pasi peshkatarët pranaun keqbërjen.
Një hetim, shtoi Veriu, kishte “provuar” se peshkatarët kishin hyrë në ujërat e Koresë së Veriut të shtunën e kaluar.
Një zëdhënës i qeverisë së Koresë së Jugut tha se ishte një “lehtësim”  i madh për qeverinë që ekuipazhi do të lihej i lirë.s.n

© SYRI.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re