Koreja e Veriut ka paralajmëruar se mund të “ringjallë” një politikë shtetërore e forcimit arsenalin bërthamor nëse SHBA nuk heqin sanksionet ekonomike.

Në një deklaratë të Ministrisë Punëve të Jashtme në Phenian, u tha se vendi mund të rivendoste “politikën e progresit të njëkohshëm të energjisë bërthamore dhe zhvillimit ekonomik”, në qoftë se SHBA nuk e ndryshon qëndrimin e saj.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se sanksionet dhe presionet e tyre kanë çuar në denuklearizimin. Ne nuk mund të qeshim me një ide të tillë budallaqe. Përmirësimi i marrëdhënieve dhe sanksionet janë të papajtueshme”, u tha në deklaratë.

Më parë, Sekretari amerikane e Shtetit, Mike Pompeo, tha se sanksionet ekonomike kundër Phenianit nuk do të zvogëlohen deri sa të përfundojë denuklearizimin.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re