Skip to content

Koreja e Veriut saksionon me ligj statusin e saj si fuqi bërthamore: Sulmojmë këdo që përbën kërcënim për ne

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Koreja e Veriut ka sanksionuar me ligj statusin e saj si fuqi bërthamore, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Kcna.

“Sot kemi përfunduar një mision historik”, tha udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Ligji i ri lejon shtetin të kryejë një sulm bërthamor parandalues ​​ndaj një vendi që besohet se përfaqëson një kërcënim të afërt për Phenianin.

 

Po ashtu ky ligj  lejon të goditet automatikisht një vend rival te Korese se Veriut, nese ky shtet sulmohet.

 

    Koreja e Veriut nuk do të angazhohet në bisedimet për denuklearizimin në të ardhmen, tha Kim. 

 

“Posedimi i armëve bërthamore është e drejta jonë legjitime dhe e patjetërsueshme. Ne nuk kemi plane të refuzojmë armët bërthamore. Ligji i ri i bën të pamundura bisedimet për denuklearizimin,” tha udhëheqësi i Koresë së Veriut. Në të njëjtën kohë, Koreja e Veriut merr përsipër të mos u shesë armë dhe teknologji bërthamore vendeve të tjera në përputhje me ligjin e ri të miratuar. Pheniani do të vazhdojë të forcojë potencialin e tij bërthamor dhe të zgjerojë aftësitë e tij për të përdorur armë bërthamore, shtoi Kim. 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë