Koreja e Veriut transmetoi, për herë të parë në YouTube, një seri numrash misteriozë të sshtunën në mëngjes, që besohet se ishin mesazhe të koduara për spiunët e saj në Jug.

Një video u postua në llogarinë YouTube të radios shtetërore Pyongyang në të cilën folësja lexoi atë që ajo e përshkroi si “detyrën e auditimit të teknologjisë së informacionit në një universitet të largët për arsimin për agjentët nr. 719 të ekspeditës”, raporton agjencia e Koresë së Jugut – Yonhap.

Ajo përsëriti fraza, të tilla si “Nr. 23 në faqen 564, Nr. 19 në faqen 479”, për afërsisht një minutë në klip, i cili u pa 2.500 herë deri në orën 11:00 të mëngjesit me kohën lokale.

Numrat nuk u transmetuan në radio.

BE dhe SHBA zgjasin sanksionet përsëri

Koreja e Veriut ka transmetuar numra të tillë në dukje të rastësishëm në radio që nga periudha e Luftës së Ftohtë, e së fundmi në 7 dhe 13 mars.

Kjo është hera e parë që Pyongyang përdor një platformë globale të ndarjes së videove për të dërguar mesazhe të koduara në dukje.

Koreja e Veriut është nën sanksione të forta globale lidhur me aktivitetin bërthamor të vendit.

Bashkimi Evropian zgjati sanksionet kundër Koresë së Veriut përsëri në korrik për një vit tjetër.

Një deklaratë nga Këshilli Evropian tha se sanksionet që përfshijnë ndalime të udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive shënjestruan 57 njerëz dhe nëntë institucione dhe organizata.

Sanksionet po vendosen për aktivitetet bërthamore të Koresë së Veriut, provat e raketave balistike dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë, me të cilat vendi shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Trump gjithashtu njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë zgjatur sanksionet ndaj Koresë së Veriut për një vit tjetër.

“Siguria bërthamore dhe e ardhmja”

Nga ana tjetër, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un deklaron se aftësitë bërthamore të vendit të tij do të garantojnë përgjithmonë “sigurinë kombëtare dhe të ardhmen” e tij.

Agjencia e lajmeve Yonhap kujton se në Pyongyang, në fund të korrikut, duke shënuar 67-vjetorin e përfundimit të Luftës Koreane 1950-53, Kim bëri me dije se Koreja e Veriut nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga armët bërthamore, të cilat i sheh si një parandaluese kryesore.

“Falë sistemit tonë të besueshëm dhe efikas të parandalimit nga lufta për qëllim të vetëmbrojtjes, nuk do të ketë më luftë në këtë zonë dhe siguria dhe e ardhmja jonë kombëtare do të garantohet përgjithmonë,” tha Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re