Zbulohet ilaçi i parë i specializuar për të sulmuar koronavirusin
Sars-CoV2. Është një antitrup monoklonal, i specializuar në njohjen e
proteinës që virusi përdor për të sulmuar qelizat respiratore të
njeriut.

Studimi u publikua në sajtin BioRxiv nga grupi i Universitetit
holandez të Utrecht, i drejtuar nga Chunyan Wang. Studiuesit thanë për
‘BBC’ se do të duhen muaj para se ilaçi të jetë gati, pasi duhet të
eksperimentuar për të pasur përgjigjet mbi sigurinë dhe efikasitetin.

Duke u lidhur me proteinën Spike, e cila ndodhet në sipërfaqen e
koronavirusit, antitrupi monoklonal, e pengon që të kapet pas qelizave
dhe në këtë mënyrë ia bën të pamundur virusit që të penetrojë në
brendësi.

Për këtë arsye, studiuesit janë të bindur se antitrupi ka veti të rëndësishme për trajtimin dhe parandalimin e Covid 19.

Studiuesit po punonin për një antitrup kundër Sars kur shpërtheu
epidemia e Covid-19 ose e njohur ndryshe si Sars2 dhe kuptuan se
antitrupat efikas kundër sëmundjes së parë, arrinin që të bllokonin edhe
të dytën.

Studiuesit janë ende duke e testuar medikamentin në fjalë dhe
shpresojnë që të bindin një kompani farmaceutike për ta prodhuar,
shkruan noa.al. Gjithë kjo, sipas studiuesve të Utrecht kërkon shumë më
pak kohë se sa zhvillimi i një vaksine për koronavirusin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re