Skip to content

Koronavirusi, 15 rregullat për ata që janë të infektuar dhe qëndrojnë në izolim në shtëpi

Për fat të mirë, shumë pacientë me koronavirus që nuk janë të detyruar të shtrohen në spitale dhe janë karantinuar në shtëpi.

Instituti i Shëndetit të Itali ka hartuar një seri rekomandimesh.

1.Personi
i infektuar me Covid-19 duhet të qëndrojë larg anëtarëve të tjerë të
familjes, nëse është e mundur, në një dhomë të vetme të ventiluar mirë
dhe nuk duhet të presë vizita.

2. Kush kujdeset për të duhet të jetë me shëndet të mirë dhe të mos ketë sëmundje që e rrezikojnë atë nëse infektohet.

3.
Anëtarët e familjes duhet të qëndrojnë në dhoma të tjera ose, nëse nuk
është e mundur, të mbajnë një distancë prej të paktën 1 metër nga
personi i sëmurë dhe të flenë në një shtrat tjetër.

4. Ata që
ndihmojnë pacientin duhet të mbajnë një maskë kirurgjikale të
pozicionuar me kujdes në fytyrë kur ndodhen në të njëjtën dhomë. Nëse
maska është e lagësht ose e ndotur për shkak të sekrecioneve, është e
nevojshme ta zëvendësoni menjëherë dhe t’i lani duart pasi ta keni
hequr.

5. Duart duhet të lahen plotësisht me ujë e sapun ose me
dezinfektant pas çdo kontakti me pacientin, para dhe pas përgatitjes së
ushqimit, para se të hani, pasi të përdorni banjën dhe kurdo që duart
duken të pista.

6.Krahët duhet të thahen duke përdorur peshqir.

7. Ata që ndihmojnë pacientin duhet të mbulojnë gojën dhe hundën kur kollitet ose teshtin dhe më pas duhet të lajnë duart

8.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit, veçanërisht
sekrecione orale ose respiratore, fece dhe urinë duke përdorur doreza.

9. Vendosni rrobat e ndotura në një qese. Mos tundni rrobat e pista dhe shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lëkurën.

10.
Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqe si tavolinat, bazat e krevateve dhe
mobiljet e tjera në dhomën e gjumit të pacientit, tualetet dhe
sipërfaqet e banjës çdo ditë me një dezinfektues normal shtëpiak, ose me
produkte klori (zbardhues) në një përqendrim prej 0.5 % të klorit aktiv
ose me 70% alkool.

11.Rrobat, çarçafët, peshqirët, etj. të pacientit duhen larë në lavatriçe në 60-90 gradë Celsius dhe thajini ato plotësisht.

12.
Nëse një anëtar i familjes tregon simptomat e para të një infeksioni
akut të frymëmarrjes (ethe, kollë, dhimbje të fytit dhe vështirësi në
frymëmarrje), kontaktoni mjekun përmes telefonit.

13. Shmangni
transportin publik për të arritur në objektin e caktuar shëndetësor;
telefononi një ambulancë ose transportoni pacientin me një makinë
private.

14. I sëmuri duhet të veshë një maskë kirurgjikale për të
shkuar në institucionin shëndetësor dhe të mbajë të paktën 1 metër
distancë nga njerëzit e tjerë.

15. Çdo sipërfaqe e ndotur nga
sekrecionet e frymëmarrjes ose lëngjet e trupit gjatë transportit duhet
të pastrohen dhe dezinfektohen duke përdorur një dezinfektues normal
shtëpiak me produkte me bazë klori (zbardhues) në një përqendrim prej
0.5% të klorit aktiv ose me 70% alkool.