Mes 27 pacientëve me COVID-19, të shtruar në spitalin e Infektivit, janë dhe 3 ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.

Ky fakt është bërë i ditur nga specialistja e ISHP-se, Eugena Tomini.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë. Mes 27 pacientëve tek Infektivi edhe 3 ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.”, tha Tomini.

Kujtojmë se numri i të prekurve me koronavirus në vend ka shkuar në 766, ku 16 raste janë zbuluar në 24 orët e fundit.

Në korrik të vitit 2009, Forcat e Armatosura u angazhuan në operacionin e drejtuar nga NATO, KFOR në Kosovë me përfaqësues në Shtab dhe NATO (Ekipi Këshillues i NATO, pranë FSK). Sipas të dhënave zyrtare atje ka përfaqësues në shtabin KFOR, 10 ushtarakë; Një grup zbulimi HUMINT, 4 ushtarakë (2 rotacione). Nga viti 2017 FARSH është e angazhuar në këtë operacion me me një grup special prej 13 ushtarakësh. Deri tani janë angazhuar 158 ushtarakë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re