Agresiviteti i koronavirusit duket se ditët e fundit është në ulje. Këtë të dielë në të gjithë botën janë regjistruar 5.4 milionë të infektuar nga COVID-19 dhe më shumë se 344 mijë të vdekur.

SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e infeksionit me rreth 1.7 milionë raste ndjekur nga Rusia me rreth 336 mijë të infektuar.

Sipas drejtorit të programit për emergjencat në OBSH, Michael Ryan, në një farë mënyre Amerika e Jugut mund të konsiderohet epiqendra e re e sëmundjes duke shtuar se vendi më i prekur deri tani është qartësisht Brazili.

Në Brazil numërohen rreth 350 mijë të prekur nga virusi. Nju Jorku, epiqendra e shpërthimit të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, duket të jetë gjithashtu dhe epiqendra e kësaj sëmundjeje që i ka marrë jetën të paktën tre fëmijëve.

Ndërkohë në Shqipëri janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi 989 persona mes të cilëve 32 kanë humbur jetën dhe 783 janë konfirmuar të shqëruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re