Skip to content

Koronavirusi, 81 pacientë tek spitali Infektiv, 12 në terapi intensive, dy janë të intubuar

Ndërkohë që janë shënuar dy vīktima në 24 orët e fundit, të prekur me koronavirus, në spitalin Infektiv vijojnë të ketë shtrime pacientësh.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije këtë paradite se “Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa dy janë të intubuar”.

Sipas saj, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1346 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (27 Qershor 2020)

Testime totale 25918
Raste pozitive 2330
Raste të shëruara 1346
Raste Aktive 931

Humbje jete 53 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1).