Kryeministri Edi Rama ka theksuar se koncesionet nuk do të ndërpriten. I ftuar në emisionin “Open”, ndërsa i numëroi, Rama u shpreh se koncesionet nuk janë para që i jepen oligarkëve, por para për t’i shërbyer publikut.

Po ashtu kryeministri sqaroi se koncesionet janë kontrata dhe ndërprerja e tyre do të kishte penalitete.

Rama: Ne kemi koncesionin e kontrollit mjekësor bazë, i cili në vit kushton, 8.7 milion dollarë aktualisht është pezulluar dhe faktikisht, hiqeni këtë nga lista se nuk mund të angazhojmë qendrat shëndetësore dhe njerëzit kur i themi mos dilni nga shtëpia. 

Instrument mjekësorë janë instrumente që i shërbejnë operacioneve që shërbejnë në Shqipëri, sepse ndërkohë njerëzit sëmuren siç sëmureshin edhe para virusit. Nëse e ndalojmë këtë financim, do të thotë të mos i sterilizojmë më instrument mjekësorë.

Më parë është operuar me mjete të pasterilizuara siç duhej dhe Shqipëria kishte 500 mijë infeksione në vit. Koncesionet nuk janë para që i jepen oligarkëve, siç thonë ata që nuk dinë se çfarë flasin, por para për t’i shërbyer publikut. Paguajnë para që kur të bëjnë operacion mos të operohen me gërshërë të ndryshkura.

Koncesioni tjetër është përpunimi i mbetjeve në Fier Elbasan dhe Tiranë. Jeni dakord t’i ndërpresim dhe plehrat t’i bëjmë kodra? Të kemi probleme me plehrat?

Këto të gjitha bashkë, në një vit janë 20 milion dollarë. Kemi një koncesion, ose dy më saktë, që nuk janë aktive, rruga Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren. Nuk ajnë aktive.

Kemi koncesionin e dializës. Aty flitet për një thes me para që duhet t’i merren oligarkëve, por këto par nuk ju merren të ashtuquajturve oligarkë, nëse ne i ndërpresim, por i merren atyre që bëjnë dializën, atyre që bëjnë operacione, ju merret komuniteteve që kanë shpëtuar nga kodrat me plehra.

Këto miliona janë për qytetarët dhe marzhi i fitimit të këtyre kompanive është njësoj si marzhi i fitimit të çdo kompanie, asgjë më shumë asgjë më pak.             

Kemi koncesionin e laboratorëve, por nuk është aktiv, nuk ka filluar. Një pjesë e koncesioneve nuk janë aktive, janë në buxhet të llogaritura, por nuk janë aktive. Kemi shkollat në Tiranë 10 milion. Nëse do të mbete këtu, nuk do ta lëmë pa bërë, por duhet të mendojmë për sot dhe nesër.

E fundit, kemi mirëmbajtjen e rrugës së Kombit dhe kemi rrugën e Arbrit, të cilat bashkë kanë 47 milion. Tek Rruga e Kombit, nëse bëjmë ndërprerje, se këto janë kontrata dhe që t’i prekësh, kthehen në penalitete dhe ajo që fiton duke i prekur, të del 5 herë më shtrenjtë se sa pa i prekur. Këto i kemi bërë ne, ka dhe një që e kemi trashëguar, që është koncesioni më idiot që unë kam parë, 15 milion dollarë për skanimin në doganë.        

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re