Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se, ka vendosur që një mijë punonjës ndërpreresin e punën në kompanitë e tij dhe të nisin aktivizimin e punës nëpërmjet ‘Smart Working’, për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se, izolimi në shtëpi dhe dalja jashtë vetëm për blerje të ushqimeve dhe ilaçeve është mënyra më e mirë për të luftuar koronavirusin.

“E vetmja mënyrë të pengohet një epidemi e mundshme është qendrimi i njerëzve brenda, i të gjithëve, dhe dalja vetëm për nevoja të domosdoshme, si blerje a ushqimeve dhe ilaçeve. Kjo nuk duhet të jetë zgjedhje e lirë, por detyrim! Për këtë arsye kam vendosur ndërprerjen e punës në kompanitë e mia në Tiranë të rreth 1 mijë punonjësve dhe aktivizimi i punës nëpërmjet Smart Working. Pjesa më e madhe e tyre do të kenë mundësinë që të punojnë nga shtëpia duke përdorur teknologjinë”, shkruan Shehaj.

Postimi i plotë

E vetmja mënyrë të pengohet një epidemi e mundshme është qendrimi i njerëzve brenda, i të gjithëve, dhe dalja vetëm për nevoja të domosdoshme, si blerje a ushqimeve dhe ilaçeve.

Kjo nuk duhet të jetë zgjedhje e lirë, por detyrim!

Për këtë arsye kam vendosur ndërprerjen e punës në kompanitë e mia në Tiranë të rreth 1 mijë punonjësve dhe aktivizimi i punës nëpërmjet Smart Working.

Pjesa më e madhe e tyre do të kenë mundësinë që të punojnë nga shtëpia duke përdorur teknologjinë.

Është vendim drastik, por fatkeqësisht është e vetmja mënyrë e sigurtë për të ruajtur shëndetin e bashkëpunëtorëve të mi dhe familjeve të tyre. Kam përjetuar personalisht përhapjen e koronavirusit ne Milano dhe jam i bindur që duhet të mësojmë nga gabimet në Itali edhe të marrim menjëherë masa drastike.

Të gjitha përkujdesjet mund të ndihmojnë për ndalimin e epidemisë, por e vetmja gjë e sigurt është kufizimi në maksimum i kontaktit mes njerëzve.

Lutem dhe uroj me gjithë zemër që ta kalojmë këtë fatkeqësi pa pasoja njerëzore dhe kosto të mëdha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re