Me anë të një postimi në Twitter, kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të ndihmojë Luginën e Preshevës për t’u përballur me pasojat e koronavirusit.

Në postimin e tij, Basha thotë se ndihma për “ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues.”

Postimi:

Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19. Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re