Bashkia e Korçës mbyll tregun industrial që funksiononte pranë UMB-së. Një prej tregjeve më të mëdha me gati 200 tregëtarë. Kjo në kuadër të masave paraprake që është duke marrë bashkia e Korçës.

 

Një gjë e tillë është vendosur nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo pas një takimi që ka pasur me të gjitha strukturat e kësaj bashkie. Në të njëjtën kohë bashkia urdhëruar dezinfektimin e e mjeteve të transportit publik, gje e cila është bërë fakt mbrëmjen e djeshme.

 

Të gjitha autobusët e transportit publik në qytet kanë kryer të mërkurën dezinfektimin e parë, dhe pritet që ky dezinfektim të bëhet në mënyrë të herëpashershme. Ashtu siç pritet të dezinfektohen sistematikisht stacionet e autobuzëve dhe vendgrumbullimet e mbetjeve urbane.

 

Dezinfektimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave sipas kryetarit të Bashkisë së Korçës do të kryhet në një moment të dytë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re