Boris Johnson i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, ndërsa Britania bën hapin e saj të parë të rëndësishëm drejt lehtësimit të masave kufizuese nga koronavirusi.

Njerëzit tani do të jenë në gjendje të takohen në grupe me gjashtë persona dhe gjithashtu do të rifillojnë sportet e organizuara në natyrë. Qeveria ka në plan që të lejojë që rihapjen e bareve, së bashku me shërbimet jo-thelbësore siç janë parukieritë, duke filluar nga data 12 Prill.

Në një deklaratë për mediat Boris Johnson tha: Ne duhet të jemi të kujdesshëm, pasi rritja e rasteve në të gjithë Europën dhe përhapja e varianteve të reja kërcënojnë fushatën e vaksinimit tonë. Pavarësisht lehtësimit të masave sot, të gjithë duhet të vazhdojmë të zbatojnë dhe respektojmë masat në fuqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re