Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji shkruan se kryeministri në vend që të japë llogari për 3.4 miliardë euro dëme dhe koncesione, u kërkon llogari qytetarëve se ku i marrin paratë për të paguar internetit, me anë të të cilit i ankohen.

Sipas tij, ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës.

Eshte ironi e fatit qe Ervin Salianji, ish deputet i denuar me 1 vit burg per çeshtjen “Babale” dhe qe koronavirusi e ka shpetuar perkohesisht nga vuajtja e denimit, te kercenoje kryeministrin dhe ti kerkoje qe te jape llogari per qeverisjen 7 vjeçare ne kete situate pandemie.

Postimi i Ervin Salianjit:

Qeveria duhet të merrte përgjegjësitë dhe t’iu jepte llogari qytetarëve se sa keq i ka shpërdoruar paratë e tyre këto 7 vjet dhe sot të merrte masa për të ndihmuar familjarë dhe sipërmarrje të cilët përveç pamundësisë për të mbyllur muajin kanê dhe ankthin e mbijeteses në të ardhmen! Në vend të llogaridhënies, Edi Rama i kërkon llogari qytetarëve që ankohen, se ku i gjejnë paratë për t’i shkruar në internet. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës!

Edi Rama duhet të japë llogari për 3.4 miliard euro koncesioneve e PPP që ka ndarë me oligarkët dhe miliardat e eurove që ka shpërdoruar sipas KLSH këto 7 vite, pastaj të pyesë qytetarët për 10 eurot e ofertës së internetit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re