Presidenti Trump ka sugjeruar se ai do të shkarkojë kryeekspertin kombëtar të sëmundjeve infektive pas zgjedhjeve të së martës, pasi është i irrituar që koronavirusi mbetet një lajm kryesor për shkak të një kërcimi të ri në numrin e të sëmurëve nga COVID-19.

Para mbështetësve të mbledhur pak pas mesnatës në Opa-Locka, Florida, Trump sugjeroi që koronavirus do të merrte më pak hapësirë ​​në lajme pas ditës së zgjedhjeve. Kjo bëri që disa brohorisnin shkarkimin e Dr. Anthony Fauci, një nga njerëzit kryesorë në grupin e punës të administratës Trump për të luftuar pandeminë COVID.

“Mos i tregoni askujt, por më lini të pres pak pas zgjedhjeve”, i tha Trump turmës.

Ai më parë kishte shprehur shqetësimin për një “goditje” politike në rastin e largimit të mjekut të njohur dhe të respektuar një ditë para zgjedhjeve. Ai shtoi se e vlerësonte “këshillën” e mbështetësve të mbledhur.

Fauci tha haptas se Trump e injoroi këshillën e tij për të luftuar koronvirusin, duke thënë se ai nuk kishte folur me presidentin për më shumë se një muaj. Ai gjithashtu ngriti alarmin se kombi po përballet me një dimër sfidues nëse nuk reagohet shpejt për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit që ka marrë më shumë se 230,000 jetë në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re