Skip to content

Koronavirusi, Erdogan nuk i jep dorën ambasadorit shqiptar në Ankara (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo.

Ribon takoi Erdoganin në Kompleksin Presidencial ku edhe i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit shqiptar.

Pasi Ribo prezantoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdogan, më pas kaluan në fotografim.

Ndërkohë, pasi kur ai zgjati dorën për t’u përshëndetur, Erdogan refuzoi me shaka duke i thënë “Korona” dhe e përshëndeti duke e vendosur dorën në zemer.