Doktor Vilson Ruçi, shef i shërbimit të ortopedisë në Spitalin e Traumës i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, në situatën kur shifrat e të infektuarve në vend po rriten frikshëm dhe ditë pas dite po thyejnë rekorde.

Vetëm sot, u raportuan nga Ministria e Shëndetësisë 82 raste të reja.

“I drejtohem komunitetit mjekësor, pacientëve, familjarëve që të jenë të kujdesshëm. Covid-19 është akoma mes nesh, është i rrezikshëm.

Të ruajmë njëri tjetrin, të ruajmë familjarët, të izolojmë pacientët në rrezik, moshat e vjetra e personelin mjekësor.

Njerëzit të jenë të kujdesshëm, virusi nuk është zhdukur akoma, ai është akoma aktiv e mund të na bëjë akoma më shumë dëm.

Të mos kthehemi pas, hapjen, zhvillimin ekonomik, turizmin, duhet ti ruajmë si sytë e ballit.

të jemi më të kujdesshëm në mënyrë që të mos kthehen masat e lock down. Kjo do të ishte shkatërruese jo vetëm për ekonominë por edhe për shembullin e mirë që dhamë si qytetarë këto tre muaj”, thekson mjeku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re