Koordinator Kombëtar i Task Forcës për Burimet Njerezore, Arben Gjata i ftuar në “ABC News” ka folur për situatën e krijuar për shkak të koronavirusit. Ai shpjegoi mundësitë e përballimit të situatës nga spitalet tona në rast se do të kemi një përshkallëzim të situatës.

Gjata sqaroi se OBSH rekomandon që tamponët ti bëhen personave tek të cilët infeksionistët indikojnë që duhen bërë. Gjithastu ai theksoi se situata duhet të menaxhohet dhe jo kushdo mund të bëjë tampon, “ndryshe nuk ka shtet në botë që mund të bëjë depistim masiv të gjithë popullatës”, u shpreh Gjata.

Gjata gjithashtu sqaroi edhe krijimin e Task-Forcës së re për burimet njerëzore.

“Burimet njerëzore falë masave që janë marrë janë të paprekura. Task-Forca kishte për deyrë të hartonte skenarët dhe mundësitë se si do të përballohej nëse sëmundja do të merrte përmasa sipas skenarëve të ndryshëm. Masat dhe shqetësimi për këtë problem është ngritur shumë herët që në momentin që u prek Italia.

Janë krijuar edhe dy Task-Forca të tjera një prej të cilave do të meret me koordinimi i shërbimit të anestezive në rang kombëtar. Sepse ata që do të përballen më shumë me rastet e rënda janë anestezistët dhe reanimatorët.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=V5w9c_AOWOo?feature=oembed&w=1200&h=675]

Do të shihen të gjitha mundësitë. Task-Forca tjetër është për burimet njerëzore. Sot është hartuar një program trajnimi për të gjithë stafin spitalor, në mënyrë që të dimë se kush janë shenjat dhe të mos jemi të papërgatitur.

Gjatë bisedës në studio përballë gazetarit Endri Xhaho, Gjata theksoi se nuk e dimë se në çfarë situatë do gjendemi pas dy javësh, por është e domosdoshme të  jenë shumë rezerva.

“Në reanimacion janë tre persona. Nuk i di shifrat e sakta. Qëndrimi im ka qenë për masa ekstreme që ditën e parë. Është e domosdoshme që gjërat jetike për të mbajtur shoqërinë në këtë periudhë do të funksionojnë si ditën e parë. Mundësia e vetme dhe më e mirë që ka Shqipëria është që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi”, tha Gjata.

Gjithashtu ai shpjegoi se maskat e thjeshta kirurgjikale nuk janë për të mbrojtur personin, por janë për të mbrojtur të tjerët.

“Shqipëria ka rreth 20 reanimatorë. Është tentativë që të sëmurët të mbahen në godina. Shifra e respiratorëve që ka Shqipëria sot është mbi 190. Pritet që të vijnë respiratorë të tjerë. 25 deri 28 respiratorë do të jenë në fuksion te Spitali Infektiv i cili ka rreth 120 shtretër do të kthehet i pari me COVID-19”.

Më tej Gjata tha se konsultat për të sëmurët kronikë mund të bëhen nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes.

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Endri Xhafo, ai theksoi se tamponë ka mjaftueshëm.

“Ka një politik për tamponet dhe është ajo politikë që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSH rekomandon që tamponët do ti bëhen personave tek të cilët infeksionistët indikojnë që duhen bërë.

Ndryshe nuk ka shtet në botë që mund të bëjë depistim masiv të gjithë popullatës. Është menaxhim situate që ka të bëjë me kriteret se kur meret tamponi. Di që meren në ato raste kur kimikisht dyshohet për COVID dhe kur infeksionisti vendos që duhet të tranferohesh në spital.

Besoj që nevoja për tampon është zgjidhja e problemit të mjekëve që kanë qënë në kontakt me personat me COVID-19, pa mbrojtje.

Duhet të ndjekim skenarin e Italisë se në rast se ka kontakt me një person me COVID- 19 merret tampon. Duhet të mbrojmë burimet njerëzore në mjekësi ndryshe do të mbesim pa mjekë.

Për rastin e mjekëve që janë në kontakt me persona me COVID-19, nëse tamponi i parë del negativ qëndron në shtëpi 24 deri në 48 orë në shtëpi më maskë. Pas 48 orëve merret tamponi i dytë dhe nëse del negativ kthehesh në punë, nëse del pozitiv vetëizolohesh tre javë”, sqaroi Gjata./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re