Everesti, mali më i lartë në botë është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit të ekspeditës, për shkak të koronavirusit. Nga qeveria e Nepalit u njoftua se do të anuloheshin të gjitha aktivitetet e ngjitjes, nga 14 marsi deri më 30 prill.

“Kemi vendosur t’i ndalojmë të gjitha vizat turistike deri më 30 prill”, tha Narayan Prasad Bidari, sekretar i Kryeministrit.

Ndër të tjera u këshilluan alpinistët që gjenden tashmë në Nepal që të qendrojnë të izoluar për 14 ditë.

Pjesa më e madhe e  alpinistëve në Everest vijnë nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Britania e Madhe, Japonia dhe Koreja e Jugut. Vende të cilat janë prekur ndjeshëm nga pandemia e koronavirusit.

Nepal deri më tani ka raportuar vetëm një rast të konfirmuar me koronavirus./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re