Sërish rritje e numrit të rasteve të reja ditore pozitive si dhe të rasteve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Ministria e Shëndetësisë lajmëroi sot se nga testimet kanë rezultuar 52 raste të reja si dhe janë shëruar 36 persona në 24 orët e fundit.

Por pavarësisht shërimeve, ministria tha se ka sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive.

Mosha mesatare e të shtruarve është rreth 61 vjeç, ndërsa gjysma e të shtruarve është nga Tirana.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.

Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re