Skip to content

Koronavirusi godet turizmin/ Ankohen operatorët në Vlorë: Po anulohen prenotimet

Situata e krijuar nga koronavirusi po sjell efektet e para negative në ekonomi.

Përfaqësues të agjensive turistike në Vlorë kërkuan këtë të hënë mbështetjen e strukturave shtetërore, pasi sektori i turizmit është i pari që po ndjen pasojat.

Për prefektin e Vlorës, Flamur Mamaj situata është një problematikë momentale, e cila po ndihet në të gjithë botën.

Sektori turzimit pritet të jetë më i dëmtuari nga përhapja e koronavirusit, pasi turistët italianë janë ata që mbajnë peshën kryesore të vizitorëve në Shqipëri , veçanërisht në bregdetin e Vlorës.