Koronavirusi po përhapet shpejt edhe në Greqi. Autoritetet greke konfirmuan gjatë 24 orëve të fundit, rastin e 10 të infektimit me koronavirus.

Rasti më i fundit është ai i një gruaje që muajin e
kaluar ishte kthyer në Greqi me avion pasi kishte vizituar Izraelin. Ajo është
futur në izolim në spitalin e Patrës. Në këtë qytet dhe gjithë rajonin e Akaiës
janë vendosur edhe masat e para të ashpra nga koronavirusi, ku u mbyllen
shkollat dhe institucionet e tjera publike, si kinematë, teatrot, hapësirat
sportive e sitet arkeologjike. Këto masa do të qëndrojnë në fuqi për të paktën
48 orë.

Në të njëjtin spital po kurohet edhe një 65-vjeçar, i cili
po ashtu u konfirmua më herët si i infektuar nga koronavirusi. Të dy rastet
kanë lidhje me njëri-tjetrin pasi kishin udhëtuar me të njëjtin avion. Dhjetëra
persona të tjerë që kanë pasur kontakte me këta persona po u nënshtrohen
analizave, ndërsa po dezinfektohen ambientet e vizituara prej tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë greke të Shëndetësisë, Sotiri Tsidora,
tha se masa të ngjashme si në Patra janë marrë edhe në ishullin e Zakynthos,
ndërsa qytetarët janë këshilluar të ndjekin gjithë udhëzimet e autoriteteve
shëndetësore për masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.






Previous articleMjeku i njohur: 8 arsyet se pse Shqipëria nuk është e prekur nga koronavirusi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re