Një shtetase shqiptare banuese në Itali ka humbur jetën nga koronavirusi.
Ajo mësohet se është Shpresa Reçi (Allkanjari)dhe ka humbur betejën me COVID-19 në moshën 69-vjeçare, në qytetin Lodi, në afërsi të Milano.
Gruaja mësohet se ka vdekur në spitalin e këtij qyteti. Ajo kishte emigruar nga qyteti i Durrësit në vitin 2000.
Në gjendje të rëndë shëndetësore mësohet se ndodhet edhe bashkëshorti i saj.
Gruaja la pas bashkëshortin dhe tre fëmijët.