Covid-19 prek Gjykatën e Posaçme në Tiranë. Drejtuesi i saj Sandër Simoni ka rezultuar pozitivë me koronavirus.

Për shkak të kësaj situate janë pezulluar seancat gjyqësore të regjistruara në emër të tij.
Mësohet se ai ka zhvilluar disa seanca përgjatë ditëve të fundit.

Dy ditë më parë, u mbyllën Gjykata e Apelit në Durrës dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë pasi rezultuan pozitivë dy gjyqtarë dhe një punonjës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re