Covid-19 i ka marrë jetën aktorit dhe studiuesit Valter Gjoni.

Mësohet se aktori ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshë 66-vjeçare, pasi prej ditësh ishte i infektuar.

Valter Gjoni lindi në Tiranë dhe përfundoi studimet në Akademinë e Arteve.

Fillimisht nis punën si aktor dhe regjisor në Trupën Artistike të Ushtrisë, në Teatrin Popullor (Kombëtar), pranë kinostudios “Shqipëria e Re” dhe RTSH.

Ka luajtur në 60 role në teatër, 8 role në kinematografi, ka realizuar 5 filma dokumentarë etj.

Valter Gjoni ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe 8 botime tematike.

Ai mban disa tituj nderi brenda dhe jashtë vendit, ku titulli më i larta është Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikë Franceze dhe Urdhrin “Naim Frashëri” i Republikës së Shqipërisë dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re