Ka ndërruar jetë një tjetër person nga Covid 19 në Korçë.

Abc News bënë të ditur se ka ndërruar jetë Romeo Zallemi 85 vjeç.

Ai ishte një farmacist i njohur në Korçë, ndërsa ka ndërruar jetë te spitali Infektiv në Tiranë.

85-vjeçari ishte i shtruar prej 20 ditësh, ndërsa nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.

Situata nga koronavirusi vijon të jetë në nivele shqetësuese në vend. Gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi 144 raste të reja dhe tre humbje jete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re