Koronavirusi i merr jetën një inxhinieri nga Elbasani. Edmond Tafa humbi luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Elbasan, Artur Guni. Tafa ishte mjaft i njohur në qytetin e Elbasanit.

“E pabesueshme largimi yt, kaq i shpejtë nga kjo jetë! Edmond Tafa, ky njeri qe gjithë kohën perhapte energji pozitive ndaj atyre qe e rrethonin, nuk do te jete me midis nesh! Ne humbëm nje shok, nje mik, nje qytetar të denje të Elbasanit!

Kjo eshte fotoja e fundit, para se te semurej nga Covid, e ne shoqëria, nuk mund ta besonim se kjo semundje mund të të mposhte ty Mondi, e kjo do të ishte hera e fundit, që do të shihnim! Ngushellime familjes dhe gjithë të afërmëve. R.I.P. MOND TAFA“, ka shkruar Guni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re