Një tjetër viktimë është shënuar këtë të enjte në vendin tonë nga koronavirusi.

Abc News raporton se ka ndërruar jetë ish drejtori i AKU-së së Vlorës, Syrja Binaj, 55 vjeç.

55 vjeçari ndodhej i shtruar në spitalin Covid 2, ku po merrte dhe ndihmën mjekësore por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë deri më tani numri i viktimave nga Covid 19 në vendin tonë ka arritur në 235 dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve 7812 persona mes të cilëve vijojnë të jenë aktivë me koronavirus 3650 raste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re